Numri i viktimave nga zjarri i tmerrshëm në Hong Kong, i cili ka përfshirë disa ndërtesa banimi, është rritur në 36, ndërsa të paktën 279 persona konsiderohen të zhdukur.
Pamjet që qarkullojnë në rrjete tregojnë flakët dhe tymin që ngrihen nga kullat, ku besohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar.
Ministri i Strehimit të Hong Kongut ka dhënë informacionet e përditësuara lidhur me burimet që po përgatiten për personat e prekur nga zjarri në Tai Po.
Winnie Ho tha se grupi i punës për strehimin ka identifikuar 1.400 njësi që janë menjëherë të disponueshme në ishullin Hong Kong, Kowloon dhe Territoret e Reja. Rreth 280 prej tyre ndodhen në vetë Tai Po-n.
Sipas raporteve të mediave lokale, një foshnje dhe një grua e moshuar janë shpëtuar nga zjarri.Zjarrfikësit ende po punojnë për shuarjen e flakëve. Dhjetëra banesa janë ende në zjarr.
Dhjetëra, në mos qindra njerëz, vazhdojnë të mblidhen pranë lagjeve të përfshira nga flakët. Disa luten në heshtje. Disa shpërndajnë ujë dhe ushqim.











