

Me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve Turk të Kosovës (KTÖD), u zhvillua programi “Trajnim për Ndërgjegjësim mbi Rrjetet Sociale” për nxënësit që ndjekin mësimet në gjuhën turke në Prizren.
Mbyllja e programit u shënua me pjesëmarrjen e Koordinatores së Zyrës së TİKA-s në Prishtinë, znj. Fulya Aslan, e cila në fjalën e saj para nxënësve theksoi rëndësinë e këtij projekti për përdorimin e vetëdijshëm dhe të sigurt të rrjeteve sociale nga të rinjtë.
Ndërsa kryetari i KTÖD-së, Erol Kala, falënderoi TİKA-n për mbështetjen, duke theksuar se projekte të tilla ndihmojnë në rritjen e vetëdijes digjitale të nxënësve.
Trajnimi u organizua për nxënësit e klasave të 6-ta deri në të 9-ta në shkollat fillore “ Motrat Qiriazi” dhe “Emin Duraku”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën turke.