Tifozët norvegjezë mbërritën në ndeshjen kundër Izraelit me flamuj të Palestinës dhe një mesazh të ashpër politik

Në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, përfaqësuesja e Norvegjisë priti Izraelin në stadiumin Ullevaal të Oslos — ndeshje që u zhvillua në një atmosferë të mbushur me simbolikë politike dhe solidaritet me Palestinën.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët norvegjezë mbërritën në tribuna duke mbajtur flamuj të Palestinës, ndërsa u vunë re edhe efekte piroteknike dhe pankarta me mesazhe kundër Izraelit.

Njëra prej pankartave që tërhoqi më shumë vëmendje mbante mbishkrimin:

“Karton i kuq për Izraelin gjenocidial”,
duke reflektuar indinjatën publike për ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

Në tribunat e stadiumit ishin të pranishëm edhe disa qindra tifozë izraelitë, por atmosfera u dominua nga mesazhet pro-palestineze të tifozëve vendas.

Sa i përket pjesës sportive, Norvegjia kryeson Grupin I me 15 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Izraeli ndodhet në vendin e tretë me 9 pikë nga po aq ndeshje.

Kategoritë
Sport