Tërmeti në Adriatik, ja çfarë ndodh në det të hapur (Video)

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë ra mesditën e djeshme në Detin Adriatik.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë, lëkundjet sizmike kanë rënë në një thellësi prej 2 km dhe 25 km nga Durrësi, dhe 11 km nga Kavaja.

Mësohet se lëkundjet e tërmeti janë ndjerë në zonën bregdetare, por nuk është raprtuar për dëme materiale.

Së fundmi, mediat në Itali kanë publikuar imazhe të marra nga helikopteri fiks në momentin e tërmetit ku siç shihet, uji u përshkrua nga disa vija të drejta.

Kohët e fundit rajoni i Ballkanit është përfshirë nga tërmete të njëpasnjëshme, më të fundit janë regjistruar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut dhe në Greqi.

Kategoritë
BotaLajme