Tensione në protestat në Hagë dhe Palermo në mbështetje të Gazës dhe Flotiljes Globale “Sumud”

Tensione midis demonstruesve dhe policisë janë shënuar në protestat në Hagë dhe Palermo të cilët u mblodhën për të shprehur mbështetje ndaj Gazës dhe Flotiljes Globale “Sumud” që u sulmua nga forcat izraelite

Tensione midis demonstruesve dhe policisë janë shënuar në protestat në Hagë dhe Palermo të cilët u mblodhën për të shprehur mbështetje ndaj Gazës dhe Flotiljes Globale “Sumud” që u sulmua nga forcat izraelite, raporton Anadolu.

Protesta në Hagë dënoi sulmin izraelit ndaj Flotiljes Globale “Sumud” dhe kritikuan mosveprimin e qeverisë holandezen ndaj Izraelit. Protestuesit bllokuan hyrjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ndërprenë trafikun hekurudhor në stacionin qendror të Hagës. Shumë persona u arrestuan.

Ndërkohë, në Palermo policia italiane u përball me demonstruesit gjatë një proteste pro-palestineze. Protestuesit dënuan “gjenocidin” izraelit në Gaza dhe kritikuan institucionet italiane për “bashkëpunim”. Ata kërkuan qasje të pakufizuar në ndihmë për Gazën, heqjen e bllokadës dhe mbrojtje për aktivistët e flotiljes.

Gjatë ditës së djeshme, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë Evropën për të protestuar kundër sulmit të Izraelit ndaj Flotiljes Globale “Sumud”, e cila po lundronte drejt Gazës me ndihma humanitare kur u sulmua dhe u kap nga forcat izraelite.

Organizatorët e flotiljes thanë se forcat detare izraelite sulmuan flotiljen ndërkombëtare të ndihmës që shkonte drejt Gazës dhe arrestuan më shumë se 450 aktivistë në bord.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë në Gaza, ku jetojnë gati 2.4 milionë banorë, për gati 18 vjet, si dhe e shtrëngoi më tej rrethimin në muajin mars kur mbylli pikat kufitare dhe bllokoi shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke e shtyrë enklavën në uri.

Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 66.200 palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht se enklava po bëhet e pabanueshme, me urinë dhe sëmundjet që po përhapen me shpejtësi.

Kategoritë
BotaLajme