Në të shtënat e ndodhura në Lubjanë kanë mbetur të vrarë dy persona, konfirmoi policia e Lubjanës kur shkoi në vendngjarje pasi kishte marrë njoftim për përdorim të armëve të zjarrit.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ku po mbledh informacione. Autori, i cili u largua pas të shtënave, është ende në kërkim.
Mirëpo, siç mësohet jozyrtarisht mediat vendase, dyshohet se ka vdekur edhe autori. Përveç atyre informacioneve, ata nuk kanë publikuar detaje, ndërsa nuk dihet nëse edhe ai është qëlluar apo është vetëvrarë. Policia nuk e konfirmoi këtë informacion.
“Luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e punonjësve policorë dhe të mos pengojnë punën e shërbimeve të emergjencës duke qëndruar në vendin e ngjarjes. Kur të dihen më shumë informacione do të njoftohet opinioni”, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë së Lubjanës.
Sipas informacioneve të para të publikuara nga policia, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë gjetur vdekjen.
Motivi dhe rrethanat e sulmit të armatosur do të dihen pas përfundimit të hetimeve policore.

