Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur në finalen e garës ndërkombëtare “King Challenge” që po mbahet në Jordani, një nga sfidat më të njohura të forcave elitare në botë.
Në këtë edicion, Serbia ishte tërhequr nga gara që në fillim, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të rajonit janë diskualifikuar gjatë fazave të ndryshme të konkurrimit
Ky sukses i njësive speciale të Kosovës vjen si dëshmi e përgatitjes profesionale dhe gatishmërisë së tyre për të përfaqësuar vendin në nivele të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.Finalja pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ku Kosova do të përballet me ekipet më të mira elitare nga e gjithë bota