S’u pa askund në kremtën e 28 nëntorit, Kurti lajmërohet nga një organizim i socialistëve në Malta

Kreu i Qeverisë në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk është parë askund përgjatë festimeve të 28 nëntorit, as në Kosovë e as në organizimet e bëra në Shqipëri. Kurti vetëm kishte uruar dje përmes një postimi në faqen e tij.

Megjithatë vendndodhjen e tij e ka zbuluar vetë partia e tij përmes një njoftimi në faqen zyrtare në ‘facebook’, ku kanë treguar se Kurti ka udhëtuar për në Malta për të marrë pjesë në një organizim të partive socialiste.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste, që u mbajt në Maltë”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton Express.

Sipas LVV-së, pjesëmarrja e Kryeministrit në detyrë Kurti në këtë forum ndërkombëtar “thekson angazhimin e Republikës së Kosovës në organizatat progresiste globale dhe rikonfirmon funksionin e saj aktiv në promovimin e paqes, dialogut e të lirisë, të demokracisë, solidaritetit dhe të drejtësisë”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi