Skandal në Serbi: Manastiri Tumane financues i fushatave të Vuçiqit – dy milionë euro për propagandë dhe vota
SHPÉRNDAJE
06/10/2025
Gazetarja serbe Dragana Nikoletiq, në një opinion të publikuar në portalin investigativ Radar, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin e manastirit Tumane, të cilin ajo e përshkruan jo më si vend shenjtërie, por si instrument financiar në shërbim të pushtetit politik në Serbi.
Sipas saj, pas fasadës fetare dhe atmosferës shpirtërore që ofron ky manastir fshihet një rrjet i sofistikuar financimi paralel i partisë në pushtet, SNS.
Shuma të mëdha parash, të mbledhura nga qirinjtë, ikonat dhe “kontributet vullnetare”, përfundojnë jo në shërbimin e Kishës apo komunitetit, por në fondet e SNS-së – për blerje votash, organizim mitingjesh dhe ruajtje të makinerisë së pushtetit.