Shtëpia e Bardhë publikoi fotografi të Trumpit dhe ekipit të tij gjatë sulmit ndaj Iranit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, e udhëhequr nga nënpresidenti J.D. Vance, sekretari i shtetit Marco Rubio, ministri i mbrojtjes Pete Hegseth dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe, ka ndjekur nga afër sulmin ajror ndaj objekteve bërthamore të Iranit nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë.

Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit u mbikëqyr nga vetë Trump dhe ekipi i tij më i afërt, përfshirë edhe kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin John Caine.

Ky ekip gjithashtu e shoqëroi presidentin Trump në momentin e fjalimit të tij të parë pas njoftimit për bombardimet e forcave ajrore amerikane në Iran.

Trump i drejtohet kombit: Pretendon se objektet bërthamore janë shkatërruar plotësisht

“Në orët e fundit, ushtria amerikane kreu sulme të sakta dhe masive ndaj tre objekteve kryesore bërthamore të regjimit iranian: Fordow, Natanz dhe Isfahan. Të gjithë kanë dëgjuar për këto emra ndër vite, ndërsa Irani ndërtonte këtë projekt shkatërrimtar. Qëllimi ynë ishte të shkatërrojmë kapacitetet iraniane për pasurimin e uraniumit dhe të ndalojmë kërcënimin bërthamor nga shteti që është sponsori numër një i terrorizmit në botë”, tha Trump në fillim të fjalimit të tij.

Kategoritë
BotaLajme