Teksa turma iu afrua ambasadës izraelite, disa pjesëmarrës lëshuan fishekzjarre drejt ndërtesës, ndërsa disa të tjerë hodhën koktej molotovi ndaj oficerëve të policisë
Tensione kanë shpërthyer në kryeqytetin grek Athinë, teksa policia dhe protestuesit janë përleshur gjatë një demonstrate në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.
Qindra demonstrues u mblodhën në një shesh të kryeqytetit grek përpara se të marshonin pranë ambasadës amerikane dhe të drejtoheshin drejt ambasadës izraelite.
Duke mbajtur flamuj palestinezë, ata këndonin “Liri për Palestinën” dhe bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit në rajon.
Teksa turma iu afrua ambasadës izraelite, disa pjesëmarrës lëshuan fishekzjarre drejt ndërtesës, ndërsa disa të tjerë hodhën koktej molotovi ndaj oficerëve të policisë.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke çuar në përleshje. Disa persona gjithashtu u arrestuan pas konfrontimit.
Izraeli për plotë 18 vite vazhdon ta mbajë Gazën në bllokadë, ku banojnë gati 2,4 milionë njerëz dhe e shtrëngoi më tej rrethimin në muajin mars, kur mbylli pikat kufitare dhe bllokoi shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke e çuar enklavën drejt urisë.
Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.