Shkolla Verore IMSK 2024: Një ngjarje e mrekullueshme për nxënës

Shkollat “Maarif” në Kosovë kanë lansuar programin e shkollës verore IMSK 2024 , duke sjellë një valë frymëzimi dhe mundësi të reja për nxënës

Programi i kësaj shkolle tërheq vëmendjen për një eksperiencë të mrekullueshme të mësimit dhe argëtimit, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh që synojnë të forcojnë bashkëpunimin, kreativitetin dhe zhvillimin personal të fëmijëve.

Nxënësit janë ftuar të bashkohen në një udhëtim të veçantë mësues, ku çdo ditë do të jetë një aventurë e re. Nga lojërat grupore deri te aktivitetet argëtuese në art, muzikë, dramë dhe eksplorim natyror, Shkolla Verore IMSK 2024 premton të ofrojë një verë të paharrueshme të edukimit dhe shëndetit emocional të fëmijëve.

Publikimi i plotë

Ftesë për Shkollën Verore IMSK 2024! 

Të dashur prindër dhe nxënës,

Jemi të lumtur t’ju ftojmë në një aventurë të paharrueshme të mësimit dhe argëtimit në Shkollën Verore IMSK 2024! 

Çfarë mund të presësh nga kjo eksperiencë e jashtëzakonshme? 

 Përforcimi i punës në grup dhe lojërave argëtuese,
 Nxitja e kreativitetit,
 Promovimi i të mësuarit social dhe emocional,
 Zhvillimi i aftësive sociale dhe inteligjencës emocionale,
 Shijimi i aktiviteteve argëtuese në art, muzikë, dramë, shetitje dhe eksplorim.

Shkolla Verore IMSK ofron një mjedis tërheqës dhe mbështetës, i udhëhequr nga një ekip i përkushtuar dhe profesional. 

Projekti është i hapur për nxënësit e shkollave fillore (1-5), nxënësit parafillor dhe nxënësit e shkollave të mesme (klasat 6-9). Regjistrimi është i hapur deri më 01.06.2024. Vendet janë të kufizuara, kështu që mos harroni të aplikoni sa më herët! 

Kohëzgjatja? 

Programi do të zhvillohet nga 24 qershori deri më 19 korrik, me aktivitete të pasur dhe argëtuese të organizuara gjatë 4 javëve nga e hëna deri të premten. Vikendet fëmijët do të kalojnë me familjet e tyre. 

Çmimi? 
Pagesa për një nxënës është 200 Euro, duke përfshirë të gjitha aktivitetet dhe materialet e programit.

Aplikimi?
Mënyra e aplikimit online: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx…

Për mënyrën e aplikimit dhe të dhëna tjera më të hollësishme, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit:
Prishtinë: 038 660 020 / 044 581 900
Prizren: 029 210 020 / 045 103 666

Bashkohuni me ne për një verë të paharrueshme të mësimit, eksplorimit dhe rritjes! Ne mezi presim të ju mirëpresim ju dhe fëmijën tuaj në këtë përvojë agrëtuese dhe edukative.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme