Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë takohet me liderët e Kosovës dhe zyrtarë ushtarakë të rajonit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë takohet me liderët e Kosovës dhe zyrtarë ushtarakë të rajonit

Pas ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it, gjenerali Selçuk Bayraktaroglu, ndër të tjerë, u takua me presidenten Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjenerali Selçuk Bayraktaroglu, zhvilloi disa takime në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në një njoftim të publikuar në llogarinë e Shtabit të Përgjithshëm në platformën NSosyal, thuhet se gjenerali Bayraktaroglu arriti për vizitë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).

Në ceremoni, gjeneralmajori Ozkan Ulutas ia dorëzoi detyrën e komandantit të KFOR-it, të cilën e kishte ushtruar për një vit, gjeneralmajorit italian Roberto Vergori.

Në njoftim thuhet se pas ceremonisë, “gjenerali Bayraktaroglu zhvilloi takime me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi