Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) do të krijojë një “qendër koordinimi civilo-ushtarake” në Izrael, njoftuan zyrtarët duke deklaruar se kjo strukturë do të “lehtësojë rrjedhën e ndihmës humanitare, si dhe mbështetjen logjistike dhe të sigurisë”
Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) do të dërgojnë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e cila pritet të hyjë në fuqi.
Zyrtarët amerikanë lidhur me çështjen kanë bërë deklarata për Associated Press (AP) me kusht që emrat e tyre të mbeten në anonimitet.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) do të krijojë një “qendër koordinimi civilo-ushtarake” në Izrael, njoftuan zyrtarët duke deklaruar se kjo strukturë do të “lehtësojë rrjedhën e ndihmës humanitare, si dhe mbështetjen logjistike dhe të sigurisë”.
Zyrtarët thanë se SHBA-ja do të dërgojë afërsisht 200 trupa në Izrael, si pjesë e një ekipi në të cilin përfshihen vende partnere dhe organizata të shoqërisë civile, për të mbështetur dhe monitoruar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e cila pritet të hyjë në fuqi.
Një nga zyrtarët pretendoi se ekipi i ri “do të ndihmojë në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit dhe kalimin në një qeveri civile në Gaza”.
Pasi shpjeguan se në Gaza nuk do të dërgohet asnjë ushtar amerikan, zyrtarët kanë vënë në dukje se disa nga trupat kanë mbërritur dhe do të vazhdojnë të udhëtojnë në rajon gjatë gjithë fundjavës për të filluar punën për krijimin e qendrës.
Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza.
Edhe Hamasi konfirmoi gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Turqisë, Katarit, Egjiptit dhe Presidentit të SHBA-së Trump.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se pas marrëveshjes për armëpushim në Gaza që u arrit gjatë bisedimeve në Egjipt, ata do të thërrisnin një mbledhje të kabinetit për të miratuar një marrëveshje armëpushimi për kthimin e pengjeve izraelite.
Një mbledhje e kabinetit izraelit u mbajt për të diskutuar marrëveshjen për armëpushimin në Gaza, ku qeveria izraelite miratoi marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.