Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi sulmin e Izraelit ndaj Iranit si një “veprim njëanshëm”, duke u bërë thirrje aleatëve për të ulur tensionet.
Ndërsa sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik ndërkombëtar, deklaratat zyrtare po vazhdojnë.
Mark Rutte, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, komentoi zhvillimet e fundit.
“Veprim njëanshëm”
“Situata po zhvillohet me shpejtësi dhe në mënyrë të qartë. Kjo ishte një veprim i njëanshëm nga ana e Izraelit,” tha Rutte dhe shtoi:
“Besoj se është jetike që shumë aleatë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, të punojnë për uljen e tensioneve. E di që ata po bëjnë përpjekje në këtë drejtim.”
Izraeli goditi disa qytete
Izraeli në orët e para të mëngjesit kishte ndërmarrë sulme ndaj disa qyteteve iraniane: kryeqytetit Teheran, Tabriz, dhe kompleksit bërthamor në Natanz në qytetin Isfahan, si dhe qyteteve Loristan dhe Kermanshah.
Në këto sulme humbën jetën figura të larta ushtarake, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, si dhe Komandantin e Gardës Revolucionare, gjeneralmajor Hossein Salami, si dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë.
Në sulmet izraelite në Teheran u goditën edhe zona civile, ku shumë civilë humbën jetën.