Sekretari i Mbrojtjes: SHBA dhe aleatët e saj gati të “imponojn kosto” kundër Rusisë nëse lufta në Ukrainë vazhdon

“Nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në afat të shkurtër, atëherë SHBA-ja, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, paralajmëroi Hegseth

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se nëse lufta në Ukrainë vazhdon pa një rrugë afatshkurtër drejt paqes, SHBA-ja dhe aleatët e saj do të “ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar kosto Rusisë”, transmeton Anadolu.

Duke folur në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjes e Ukrainës të thirrur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në selinë e NATO-s në Bruksel, Hegseth kërkoi një nxitje të menjëhershme për negociata.

“Nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në afat të shkurtër, atëherë SHBA-ja, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, paralajmëroi ai.

Sipas tij, lufta në Ukrainë do të përfundojë nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

“Presidenti Trump di si të krijojë paqe, të krijojë mundësi në situata, në skenarë ku paqja duket e largët. Kjo nuk është një luftë që filloi gjatë mandatit të presidentit Trump, por do të përfundojë gjatë mandatit të tij”, tha ai.

Shpenzime e mbrojtjes

Më tej, Hegseth tha se vendet evropiane në muajt e fundit kanë rritur investimet në mbrojtje për Ukrainën, por duhet të vazhdojnë të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit.

“Tani, sigurisht, SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, por evropianët duhet të vazhdojnë të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit”, tha ai.

Ai përshëndeti angazhimin e aleatëve në iniciativën e Listës së Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës (PURL) dhe u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të NATO-s të shmangin “kalorësit e lirë”.

“Të gjitha vendet duhet të përkthejnë qëllimet në armë, angazhimet në aftësi dhe premtimet në fuqi. Kjo është e gjitha që ka rëndësi. Fuqia e fortë është e vetmja gjë që palët ndërluftuese në të vërtetë respektojnë”, tha ai.

NATO e prezantoi iniciativën PURL në muajin korrik, pasi presidenti Trump pezulloi përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke akuzuar aleatët se nuk po e ndajnë barrën.

Sipas programit, SHBA-ja i siguroi armë Ukrainës, ndërsa aleatët perëndimorë mbulojnë kostot. Deri në muajin gusht, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Letonia, Holanda, Norvegjia dhe Suedia kanë ndarë gjithsej 2.2 miliardë dollarë për programin.

Kategoritë
BotaLajme