



Sanchez theksoi se armëpushimet janë gjithmonë një lajm i mirë, veçanërisht nëse çojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Por ky lehtësim i përkohshëm nuk mund të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura. Qeveria e Spanjës nuk do të duartrokasë ata që e kanë djegur botën vetëm sepse janë shfaqur me një kovë ujë,” deklaroi ai me tone të ashpra.
Në fund, ai theksoi se në këto momente janë të domosdoshme diplomacia, e drejta ndërkombëtare dhe paqja.
Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë mëngjes arritjen e armëpushimit me Iranin. Marrëveshja u arrit në momentet e fundit para skadimit të afatit të vendosur nga Trump, i cili lidhej me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Pas këtij njoftimi, nga Izraeli u deklarua se mbështesin vendimin e Trump për të pezulluar sulmet ndaj Iranit për dy javë.
“Izraeli mbështet vendimin e presidentit Trump për të ndalur sulmet ndaj Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticën dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe vendeve të rajonit,” thuhet në reagim.