Ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu ka treguar se Qeveria për pesë vitet ka shpenzuar 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera. Kjo sipas Sallahut po bëhet me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga akuzat inekzistente.
“Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka mbështetur financiarisht mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës. Ministria e Drejtësisë, gjatë pesë viteve të fundit, ka shpenzuar rreth 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera, me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat inekzistente. Vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti ka paguar rreth 6 milionë euro mbrojtje ligjore. Ne, si qeveri, jemi duke mbuluar aspektin financiar, ndërsa të akuzuarit po vuajnë mungesën e lirisë si pasojë e mbështetjes, themelimit dhe gjykimit të padrejtë nga një gjykatë që gjykon etnikisht dhe padrejtësisht”, ka shkruar Sallahu