Rusia: Nëse dikush fillon teste bërthamore, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë

“Nëse dikush fillon teste bërthamore, edhe ne sigurisht do te bëjmë të njëjtën gjë. Ky do të ishte një hap i nevojshëm”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu tha se nëse ndonjë vend do të fillonte teste bërthamore, të njëjtën gjë do të bënte edhe Rusia, transmeton Anadolu.

Lidhur me mundësinë që Rusia të kryejë teste bërthamore, Shoigu tha: “Nëse dikush fillon teste bërthamore, edhe ne sigurisht do te bëjmë të njëjtën gjë. Ky do të ishte një hap i nevojshëm. Nëse këto teste nuk kryhen, as ne nuk do t’i bëjmë”.

Ai theksoi se “testet bërthamore nuk janë ndalur, por ato po kryhen sipas modeleve, jo fizikisht, por përmes teknologjive”.

Shoigu shtoi se çdo përpjekje për të mposhtur Rusinë me forcë është e dënuar të dështojë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 29 tetor tha se kishte urdhëruar Pentagonin të fillonte “menjëherë” testet e armëve bërthamore.

Kategoritë
LajmeVendi