Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se është gati të ndërpresë operacionet luftarake për 5-6 orë
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mori një urdhër nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të ndaluar operacionet luftarake në zonat pranë qyteteve Pokrovsk, Dymytrov dhe Kupiansk, për të siguruar një kalim të sigurt për gazetarët e huaj drejt një grupi ushtarësh ukrainas të rrethuar, transmeton Anadolu.
“Komanda ruse është e gatshme, nëse është e nevojshme, të ndërpresë armiqësitë për 5-6 orë në këto zona, si dhe të sigurojë korridore për hyrjen dhe daljen e papenguar të grupeve të përfaqësuesve të mediave të huaja, përfshirë ato ukrainase, me kusht garancitë e sigurisë si për gazetarët ashtu edhe për personelin ushtarak rus”, tha ministria.
Putin pretendoi se forcat ukrainase janë rrethuar pranë qyteteve Pokrovsk dhe Kupiansk, duke shtuar se forcat e armatosura ruse janë të përgatitura të zbatojnë një armëpushim të përkohshëm për të lejuar një grup gazetarësh të hyjnë në këto zona, të vëzhgojnë situatën dhe të flasin me ushtarakët ukrainas.








