Rusët sulmojnë centralin bërthamor në Ukrainë: Po punojmë për të eliminuar pasojat

Rusia ka sulmuar një central bërthamor të kompanisë energjetike ukrainase Dtek, duke shkaktuar dëme të mëdha në impiant dhe plagosur dy punëtorë. Lajmi është raportuar nga Ukrainska Pravda.

“Pajisjet e TPP-së janë dëmtuar rëndë. Po punojmë për të eliminuar pasojat”, njoftoi kompania. Dy punëtorë mbetën të plagosur dhe morën ndihmën e nevojshme.

Dtek nuk ka specifikuar se cili central TPP është prekur. Në total, që nga fillimi i pushtimit të gjerë, centralet termike të Dtek-ut janë goditur nga sulme më shumë se 200 herë.

Kategoritë
BotaLajme