Rritet për 20% asistenca sociale në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, asistenca sociale për familjet përfituese do të rritet për 20%.

Kjo masë do të përfshijë familjet që janë pjesë e skemës së rregullt të asistencës sociale, si dhe ato në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).

Sipas ministrit, kjo rritje është pjesë e përkushtimit të Qeverisë për të mbështetur më shumë ata që kanë nevojë, si dhe për të nxitur qëndrueshmërinë financiare dhe punësimin.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi