Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 është rritur në 68.229, ndërsa numri i të plagosurve në 170.369
Është rritur në 68.229 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit dhe të atyre që nxirren nga rrënojat në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 8 të plagosur si dhe 13 palestinezë të vdekur, 6 prej të cilëve të nxjerrë nga rrënojat.
Deklarata vë në dukje se pavarësisht armëpushimit, 7 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmet që shënjestruan civilët gjatë ditës së fundit.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 është rritur në 68.229, ndërsa numri i të plagosurve në 170.369.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së fundit të armëpushimit ka arritur në 87 dhe numri i të plagosurve është rritur në 311, konfirmohet në deklaratën ku thuhet se 432 trupa janë nxjerrë nga rrënojat që nga armëpushimi.
Deklarata thekson gjithashtu se 15 trupa të tjerë të të burgosurve palestinezë janë marrë në dorëzim nga Izraeli dhe se numri i trupave të marrë në dorëzim që nga marrëveshja e armëpushimit ka arritur në 165.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.
– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.
Marrëveshja, e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.
Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga “vija e verdhë” siç përcaktohet në marrëveshje, u njoftua se armëpushimi në Rripin e Gazës hyri në fuqi në orën 12:00 të së njëjtës ditë.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve për arsye të ndryshme.