Janë rritur për 50 për qind shtesat për fëmijët. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili në mbledhjen e Qeverisë këtë të premte.
“Kam premtuar se do të ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa të fëmijëve. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç e që janë rreth 400 mijë do të rriten për 50 për qind. Pra, një nën me dy fëmijë që këtë muaj i ka marrë 40 euro, nga muaji ia ardhshëm do të marrë 60 euro. Një nën me katër fëmijë që këtë muaj i ka marrë 120 euro, nga muaji nëntor do të marrë 180 euro”, tha Kurti.
Po ashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe dërgimi në Kuvend i buxhetit për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Në këtë mbledhje Kurti bëri të ditur edhe për buxhetin 2026, që kap vlerën prej 4 miliardë euro.
“Ashtu siç e parasheh ligji për financave publike Brenda afati ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit ehe ky buxhet do të ketë shumë risi. Kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Ku një e katërta apo rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13 për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Pra, kushdo që punon së paku 12 muaj, në Qeverinë tonë ë fund të vitit do të mund ta përfitojë edhe pagën e 13-të”, tha ai.
 
					




















