Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për rastin “Banjska” ndaj tre të aguzuarve Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq, raporton Ekonomia Online.

Blagoje Spasojeviq dënohet me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vite burgim.

Kryetari i trupit gjykues në rastin e sulmit në Banjskë, Ngadhnjim Arrni, ka shpallur aktgjykimin në këtë rast, duke dënuar Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.

“Në emër të popullit shpall këtë aktgjykim: të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë fajtorë, sepse më datë 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë, të akuzuarit së bashku me pjesëtarë të grupit të tyre të arratisur, në kuadër të një plani, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Serbisë. Me këtë rast ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer vepër terroriste. Blagoje Spasojeviq dënohet me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vite burgim”, u tha në shpalljen e aktgjykimit.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq.

 

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi