Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrit mbrëmjen e sotme, ku ka zhvilluar dhe një vizitën në stadiumin legjendar të futbollit “Santiago Bernabeu”.

Në këtë vizitë është pritur nga Presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez.

Ja çfarë thotë Rama në rrjetet sociale teksa publikon dhe pamje nga ky takim:

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll”

Kategoritë
LajmeRajoni