Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë

Radhë të gjata në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë

Ashtu sikurse pritej pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Situata e ditëve të fundit në vendin tonë me vrasje dhe aksidente fatale, nuk ka kaluar pa u vënë re nga pushuesit e Kosovës.

Për shkak të fluksit policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova