QKMF-ja në Kaçanik pranon vetëm 70 vaksina për Covid-19, nuk mbulojnë të gjithë stafin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka pranuar 70 doza të vaksinave për COVID-19 dhe thotë se ky numër nuk është i mjaftueshëm, madje se nuk i plotëson as numrin për personelin shëndetësorë.

Për këtë arsye, QKMF-ja ka njoftuar se fillimisht do të vaksinojë punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre dhe me ardhjen e dozave të tjera, do të vaksinohen të tjerët.

“QKMF-ja sot është furnizuar me vaksina anti-covid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i vaksinave të pranuara është 70 dhe ky numër nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë. Prandaj në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së, kurse me ardhjen e kontingjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00”, thuhet në njoftimin e plotë të QKMF-së “Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.

Kategoritë
LajmeVendi