Qindra palestinezë pritën me lot dhe brohoritje të burgosurit e liruar nga Izraeli — momentet prekëse në Ramallah

Në kuadër të fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, sot janë liruar pothuajse dy mijë të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite.

Të burgosurit u transportuan me autobusë të Kryqit të Kuq drejt Ramallahut, në qendër të Bregut Perëndimor, ku u pritën nga qindra palestinezë, përfshirë familjarë, miq dhe aktivistë që mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me thirrje për liri.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momente të forta emocionale: të liruarit dilnin me lot në sy, ndërsa turma i përqafonte dhe i ngrinte mbi supe, nën thirrjet “Allahu Ekber” dhe “Të lirë do të jemi!”.
Gazetarë dhe ekipe televizive nga shumë vende ishin të pranishëm për të dokumentuar momentin historik të ribashkimit pas viteve të gjata burgimi.

Kjo lirimi masiv vjen pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Turqia, që parashikon këmbimin e të burgosurve palestinezë me pengjet izraelite dhe armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

Më herët gjatë ditës, Hamas kishte liruar 20 pengjet e fundit izraelite të gjalla, ndërsa trupat e 28 pengjeve të vdekur pritet të dorëzohen në orët e ardhshme.

Atmosfera në Ramallah u përshkua nga lot gëzimi dhe krenarie, me shumë familjarë që deklaruan se lirimi i bijve të tyre është “fitore e qëndrueshmërisë palestineze” dhe një shenjë shprese për fundin e dhunës.

Kategoritë
BotaLajme