Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka ndarë mbi 550 mijë euro për disa projekte të rëndësishme.
Janë ndarë 304,511.16 euro për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin e çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA, BE dhe organizata ndërkombëtare.
Po ashtu, Qeveria ndau 50 mijë euro për ndërtimin e një hapësire pritjeje për nder të Heroit Afrim Bunjaku, policit të rënë në sulmin terrorist në Banjskë.
Ndërkohë, 200 mijë euro janë ndarë për renovimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Në mbledhje u miratua edhe kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje buxhetore sipas anekseve përkatëse.