Qeveria izraelite miraton marrëveshjen për armëpushim në Gaza

Qeveria izraelite ka miratuar marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Qeveria izraelite ka miratuar marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Zyra e kryeministrit të Izraelit, një mbledhje e kabinetit izraelit u mbajt për të diskutuar marrëveshjen për armëpushimin në Gaza.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu miratoi “marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer të gjithë pengjet izraelite”.

Lajmet në mediat izraelite theksojnë se në mbledhjen e kabinetit morën pjesë përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij dhe ish-këshilltari, Jared Kushner.

Sipas transmetuesit shtetëror izraelit KAN, shumica e ministrave të qeverisë miratuan marrëveshjen ndërsa pesë ministra, përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave Bezalel Smotrich, votuan kundër saj.

Të gjithë ministrat që votuan kundër saj thuhet se ishin anëtarë të partive të udhëhequra nga Ben-Gvir dhe Smotrich.

Kategoritë
BotaLajme