“Sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza kanë lënë jetimë 77 fëmijë çdo ditë”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza
Sulmet dyvjeçare të Izraelit lënë jetimë dhjetëra fëmijë çdo ditë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se: “Sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza kanë lënë jetimë 77 fëmijë çdo ditë”.
Në deklaratë thuhet se mesatarisht 29 gra palestineze mbesin të veja çdo ditë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza që nga 8 tetori 2023. Bombardimi gjithashtu shkakton abort të 16 grave shtatzëna çdo ditë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, numri i palestinezëve të vrarë nga gjenocidi dyvjeçar i Izraelit ka arritur në 67.173 ndërsa numri i të plagosurve në 169.780.
Nga të vrarët në sulmet izraelite, 20.179 janë fëmijë, 10.427 gra dhe 4.813 janë persona të moshuar.