Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot po e vazhdon dëshminë e tij amerikani Jock Covey.
Covey gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se aso kohe UNMIK-u, do të duhej të kishte qasje më bindëse më shumë punë.
Më pas Covey u pyet nga prokurorja edhe për disa çështje ku u përmend edhe “risia”, ku Covey u përgjigj: risia nuk ishte transformimi ajo është një praktik standarde, risia ishte ofrimi në vet vete pra formati për mbrojtjen e trupave të Kosovës kjo ishte risia”, shkruan lajmi.net.
Prokurorja ka vazhduar tutje me pyetjet ndaj Covey, ende për anëtarët e UÇK-së, nga ku po i jepen shembujt e shkrimeve të tij si më poshtë:
Prokurorja: Krahu politik i përfaqësuar nga Thaçi, ishte kryesisht i interesuar në mënyrë si të përdorë kërcënimin në një UÇK të pamenaxhueshme për të forcuar dorën e vet politike, a janë këto fjalët tuaja?
Covey: Po, por theksin e kam vendosur te fjala kërcënim jo te fjala se si është zbatuar.
Prokurorja: Në faqen 30 të paragrafit 2 të faqes 1 ju përshkruani një incident me Sami Lushtakun ka pasur pozicion drejtues në UÇK gjatë konfliktit dhe më pas është njohur si Lord lufte virtual ai besohej se ishte personi jo vetëm për të terrorizuar serbët por që ka vrarë dhe shqiptarët të cilët besohet se kanë bashkëpunuar me serbët përpara konfliktit.
Vazhdim: Më pas theksoni se si policia synonte ta prangoste Lushtakun por me të ngjarë nuk do të kishte dëshmitarë për këtë… në disa raste të kësaj natyre ne kishim ushtarët administrativ të UNMIK-ut për ndalime ekzekutive për të arrestuar një person që konsiderohej i rrezikshëm…sidoqoftë në këtë rast ne morëm një vendim në koordinim me KFOR-in, që të mos e qojmë më tej këtë punë sepse fillimisht duhej të kishim prova të forta dhe të kishim një infrastrukturë të fortë civile ushtarake policore ku qëndronte Lushtaku.
Prokurorja: A janë këto fjalët tuaja?
Covey: Po fjalët e mia janë por unë po dua ta shtjellojë edhe më shumë.
Prokurorja: Ju keni deklaruar se Lushtaku ishte person i rëndësishëm dhe arrestimi i i tij do të krijonte rrëmuj me të cilën do të duhej të merrej KFOR-i.?
Covey: Lushtaku ishte njëjtë si komandant i zonës në Drenicë dhe kishte reputacionin e një “rrugaqi” dëshironi të ju jap më shumë detaje, pra nuk do të ishte e saktë të thuhej se ishte vendim për tu mos arrestuar por duhej të kishte prova të forta për ta marrë këtë vendim… ai ishte shumë popullor në zonën e tij kishte mbështetje pra vendimi ishte mund ta ndaloni atë nëse keni elemente mjaftueshëm. /Lajmi.net/