Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se Prokuroria ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto pretendime.
“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion.” tha ai për Reporteri.net.
Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, Komuna e Mitrovicës ka shkuar në balotazh mes PDK-së dhe VV-së.
Ndryshe nga këto rezultatet, tri Exit Poll-et e realizuara nga tri kompani të ndryshme, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të dielën e 12 tetorit, nxirrnin fituese në këtë komunë, Partinë Demokratike të Kosovës.
/Reporteri.net/