Prizren, stafi i shkollës i shpëton jetën një nxënësi që i kishte mbetur një pjesë e lapsit kimik në fyt

Prizren, stafi i shkollës i shpëton jetën një nxënësi që i kishte mbetur një pjesë e lapsit kimik në fyt

Stafi i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren i ka shpëtuar jetën një nxënësi që i kishte mbetur një pjesë e lapsit kimik në fyt.

“Në këtë moment kritik, koordinatorja Fellanza Kirajtani, asistentja Rrezarta Bytyqi , zëvendësdrejtori Akif Gashi dhe mësimdhënësi Ismail Morina reaguan menjëherë dhe bashkërenduan veprimet e tyre për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit dhe për t’i ardhur në ndihmë.” – thuhet në një njoftim.

Nga drejtoria e shkollës vlerësojnë se ky rast dëshmon edhe një herë se prania e mendjes, reagimi i shpejtë, njohuritë dhe bashkëpunimi në situata emergjente mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes.

“Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!” – theksohet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi