



Lufta mes SHBA-Izraelit dhe Iranit vazhdon.
Pas një muaji përleshjesh, në rend dite është edhe një operacion tokësor.
Irani po godet Izraelin dhe vendet e Gjirit ku ndodhen baza amerikane me sulme raketore.
Ndërkohë, në SHBA po rriten pikëpyetjet lidhur me humbjet ushtarake.
Në këtë kuadër, në lajmin e bazuar në burime dhe analiza të veta, The Intercept pretendon se Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar shifra të ulëta dhe jo të përditësuara për humbjet ushtarake në luftën që nisi me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe nuk ka dhënë shpjegime të detajuara për humbjet.
“PENTAGONI NUK I SHPALL HUMBJET”
Në raport thuhet se nuk po publikohen të dhëna aktuale për numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur në këtë luftë dhe se humbjet po paraqiten në mënyrë të paplotë për publikun.
Sipas deklaratës së 30 marsit nga zëdhënësi i CENTCOM-it, Tim Hawkins, “që nga fillimi i Operacionit ‘Zemërim Epik’, rreth 303 ushtarë amerikanë janë plagosur”. Megjithatë, në raport pretendohet se kjo shifër nuk përfshin 15 ushtarët e plagosur në sulmin e 27 marsit ndaj Bazës Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite.
“HEGSETH DHE SHTËPIA E BARDHË PO E MBULOJNË”
Një zyrtar i Pentagonit, i cili nuk është identifikuar, ka deklaruar se ministria po përpiqet t’i fshehë këto të dhëna nga publiku duke i paraqitur në mënyrë të paplotë, duke shtuar se shifrat po tentohen të “mbulohen” nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.