Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evorpian që të ketë ndikim pozitiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e të mos lë boshllëk për “Trekëndëshin e Ligë”, përkatësisht Federatën Ruse, Republikën Popullore të Kinës dhe Indinë.
Osmani tha se “Serbia është agresore” në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe duhet të trajtohet si e tillë nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht ajo perëndimore.
“Tash për tash, janë dy rreziqe ndaj sigurisë që vinë kundra vendeve përbrenda kontinentit tonë: Njëri vjen nga Rusia, qartazi – e tjetri, në rajonin tonë, që vjen nga ‘masha’ e Rusisë, që është Serbia. Dhe mendoj që konsistencë është e nevojshme të vjen nga BE-ja. Sepse s’mund ta trajshtosh njërën si agresor e diktator, e tjetrin si partner për paqe”, tha ajo.
Pyetje: Kush është problemi më i madh për ju? Serbia a Rusia?
“Është një kombinim i që të dyjave, qartazi; Serbia ka trajtuar fqinjt e vet si shtete të paeksistencë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilëve duhet vepruar përmes agresionit. Sigurisht që ështl Copy/Paste nga libri i lojës ruse. Fatkeqësisht, Rusia po ashtu mbështet Serbinë në këtë ndërmarrje. Tradicionalisht e ndër shekuj kanë përdorur llojin e njëjtë të konceptit: Rusia flet për “Rusinë e Madhe” dhe “Botën Ruse” – ndërsa Serbia flet për “Serbinë e Madhe” dhe “Botën Serbe”, dhe i rrinë metodave të njëjta.
Që të dyja janë kërcënim. Dhe neve na duhet ta mbajmë ndërmend që në rajonin tonë kurrë s’ka boshllëk të ndikimit. Nëse nuk ka ndikim pozitiv perëndimor, forcat keqdashëse e Trekandëshit të së Ligës: Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë depërtojnë, e jo për bamirësi, por sepse kanë interesa strategjike keqdashëse. Pra, është shumë e rëndësishme që “Zgjerimi (i BE-së)” të shtyhet përpara me ato vende të Ballkanit Perëndimor që i mbushin kriteret dhe të punohet para me standardet për çka qëndron BE-ja”, tha Osmani.