Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa tha sot se Damasku është i gatshëm të rivendosë marrëdhëniet “historike dhe strategjike” me Rusinë
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa tha sot se Damasku është i gatshëm të rivendosë marrëdhëniet “historike dhe strategjike” me Rusinë, transmeton Anadolu.
“Ne i respektojmë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe historinë e madhe me Rusinë, dhe përpiqemi të rivendosim natyrën e këtyre marrëdhënieve”, tha Al-Sharaa në një konferencë të përbashkët për mediat në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
“Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Një pjesë e madhe e sektorit të energjisë së Sirisë varet nga ekspertiza ruse”, shtoi ai.