Politikani i krahut të djathtë izraelit ‘sfidon’ Trumpin – pas deklaratës së presidentit amerikan rreth Bregut Perëndimor
SHPÉRNDAJE
23/10/2025
Itamar Ben-Gvir, politikani i krahut të djathtë izraelit dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, ka kundërshtuar fuqimisht qëndrimin e administratës amerikane për aneksimin e Bregut Perëndimor.
Në këtë drejtim, Ben-Gvir tha se nuk pajtohej me deklaratën e presidentit Donald Trump se Izraeli nuk mund ta aneksojë Bregun Perëndimor, përcjell Telegrafi.
Reagimi i tij vjen pasi presidenti amerikan tha se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor, duke paralajmëruar se Izraeli do të humbasë mbështetjen e SHBA-së nëse e bën këtë.