Petrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për pesë vite në krye të AKI-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Petrit Ajeti do të jetë edhe për pesë vite të tjera në krye të AKI-së.

Ajo ka thënë se këtë vendim e kanë marrë bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

“Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë. Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar”, ka shkruar Haxhiu.

Petrit Ajeti ka ushtruar detyrën e kryetarit të AKI-së për pesë vitet e fundit.

Ai është emëruar nga ish-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurtin në krye të AKI-së, më 15 prill 2021. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi