Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime.
KQZ ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.
Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.
Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”.