Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të sigurojë një kornizë të përshtatshme juridike dhe institucionale për dialog politik dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet BE-së dhe Izraelit.
“Të martën, qeveria spanjolle do t’i paraqesë BE-së propozimin që Bashkimi Evropian të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin, e cila është në fuqi që nga qershori i vitit 2000”, tha Sánchez.
Kryeministri spanjoll, i cili gjatë vitit të kaluar ka ashpërsuar ndjeshëm kritikat ndaj Izraelit, theksoi se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të jetë partner i Bashkimit Evropian.
Pas njohjes së shtetit palestinez dhe dënimit të gjenocidit në Gaza, Sánchez po promovon një fushatë në të gjithë BE-në për të dënuar veprimet e qeverisë izraelite të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.
Sánchez reagoi gjithashtu edhe për sulmet që i cilësoi si të paligjshme ndaj Iranit dhe Libanit, si dhe kritikoi ashpër miratimin e dënimit me vdekje për personat e dënuar për sulme terroriste në parlamentin izraelit.