Sipas burimeve shëndetësore palestineze dhe dëshmitarëve, ushtria izraelite bombardoi me intensitet të lartë nga ajri dhe artileria zona të ndryshme të Rripit të Gazës.
Izraeli vazhdoi bombardimet gjatë gjithë natës, pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump për “ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj Gazës”, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve shëndetësore palestineze dhe dëshmitarëve, ushtria izraelite bombardoi me intensitet të lartë nga ajri dhe artileria zona të ndryshme të Rripit të Gazës.
Avionët luftarakë goditën dy shtëpi në Qytetin e Gazës dhe kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të enklavës, ndërsa sulme të rënda u raportuan edhe në Khan Younis.
Dëshmitarët thanë se Izraeli përdori edhe robotë me telekomandë të mbushur me eksploziv për të hedhur në erë ndërtesa gjatë natës.
Si pasojë e sulmeve janë vrarë tetë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Ndryshe, Trump publikoi një video-mesazh pasi Hamasi pranoi në parim planin e tij për Gazën. Ai falënderoi Turqinë, Katarin dhe vendet e tjera për kontributin në proces dhe theksoi se beson se Hamasi dëshiron “paqen e qëndrueshme”.
Presidenti amerikan kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë bombardimet për të mundësuar lirimin e pengjeve, ndërsa vlerësoi përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të tij.