Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vret 5 palestinezë të cilët po ktheheshin në Gaza

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj civilëve që po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në lagjen Shujaiyya të qytetit të Gazës në veri të Rripit të Gazës

Pavarësisht hyrjes në fuqi të armëpushimit, 5 persona u vranë si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite ndaj palestinezëve të cilët po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj civilëve që po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në lagjen Shujaiyya të qytetit të Gazës në veri të Rripit të Gazës.

Lajmi gjithashtu thekson se pavarësisht hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, ushtria izraelite hapi zjarr nga mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj palestinezëve që po vizitonin shtëpitë e tyre në lagjen Shujaiyya të qytetit të Gazës, duke vrarë pesë persona.

Po ashtu bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe dy palestinezë, të cilët u plagosën në sulmet e mëparshme të Izraelit.

Ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim konfirmoi sulmin në lagjen Shujaiyya. Në deklaratë pretendohet se një grup palestinezësh kaluan vijën e tërheqjes, të njohur si “Vija e Verdhë”, dhe iu afruan ushtarëve izraelitë.

Pretendohet se ushtarët izraelitë “ndërmorën hapa për të parandaluar palestinezët të përparonin në zonë, por që grupi i injoroi këto paralajmërime”.

Ushtarët izraelitë më pas hapën zjarr ndaj palestinezëve, thuhet më tej.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve

Më 9 tetor, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja u nënshkrua në Egjipt, ku po zhvilloheshin negociatat dhe hyri në fuqi më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pasi ushtria izraelite u tërhoq nga “vija e verdhë” siç përcaktohej në marrëveshje, armëpushimi në Rripin e Gazës u njoftua se kishte hyrë në fuqi në orën 12:00 të po asaj dite.

Kategoritë
BotaLajme