Pas sulmeve të ushtrisë izraelite, disa anije nga Flotilja Globale “Sumud”, sillen në portin e Ashdodit

Valëvitja e një flamuri palestinez në njërën nga anijet e konfiskuara ilegalisht tërhoqi vëmendjen

Disa nga anijet dhe aktivistët e Flotiljes Globale “Sumud” të ndaluar ilegalisht nga Izraeli janë sjellë në portin e Ashdodit, raporton Anadolu.

Një korrespondent i Agjencisë Anadolu në rajon raportoi se anijet e Flotiljes Globale “Sumud”, të cilat u sulmuan nga ushtria izraelite, kanë filluar të mbërrijnë në portin e Ashdodit dhe se disa aktivistë u panë në bord të veshur me jelekë.

Valëvitja e një flamuri palestinez në njërën nga anijet e konfiskuara ilegalisht tërhoqi vëmendjen.

Që nga mesdita, anijet ushtarake kanë qenë aktive rreth portit.

Kategoritë
BotaLajme