Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Osmanin, kërkojnë zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër me fillim nga ora 12:00 do të presë në takim krerët e partive politike. Kështu ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, shkruan Gazeta Metro.

Takimit i tha PO edhe Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ku këtë e konfirmojë zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemajli.

“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemajli.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, do të jetë pjesë e takimit që e ka thirrë presidentja Osmani për nesër në ora 12:00.

Deri tash pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ani pse gjithçka filloj me optimizëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla e bëri ‘përhajër Qeverinë “Kurti 3”, nuk arriti të krijohej Qeveria e shumëpritur.

Ndërkaq partitë e mëdha që priten në takim me Presidenten e vendit Vjosa Osmani, janë të një mendimi se alternativa e vetme për të dalë nga kjo situatë politike është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi