Parlamenti Evropian vë vijën e kuqe: Propozohet mosha minimale 16 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë që kërkon futjen e një moshe minimale prej 16 vjeç për qasje në rrjetet sociale, me synim krijimin e një “mjedisi të përshtatshëm online për të miturit”.

Në draftin e publikuar në tetor kërkohet “vendosja e një kufiri të harmonizuar evropian prej 16 vjetësh si prag bazë, nën të cilin qasja në rrjetet sociale nuk do të lejohej, përveç në rastet kur prindërit ose kujdestarët japin pëlqim të veçantë”.

Rezoluta propozon gjithashtu një kufi minimal uniform prej 13 vjetësh, nën të cilin asnjë i mitur nuk do të kishte qasje në rrjetet sociale, si dhe një prag moshe prej 13 vjetësh për përdorimin e shërbimeve të shpërndarjes së videove dhe të ashtuquajturve “shokë të AI-t”.

Edhe pse u miratua me shumicë votash, rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është juridikisht detyruese dhe nuk përbën vetë politikë, por përfaqëson një sinjal politik për shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian mbi nevojën për mbrojtje më të madhe të fëmijëve në internet.

Kategoritë
BotaLajme