Besimtarët palestinezë morën me vete sexhadet për t’u falur dhe pastruan sallën e xhamisë nga mbeturina e shkatërrimit izraelit.
Palestinezët në Khan Younis falën namazin e xhumasë mes rrënojave të xhamisë Al-Albani e cila është thuajse e rrënuar nga bombardimet izraelite, raporton Anadolu.
Palestinezët falën namazin e xhumasë në rrënojat e xhamisë Al-Albani.
Besimtarët palestinezë morën me vete sexhadet për t’u falur dhe pastruan sallën e xhamisë nga mbeturina e shkatërrimit izraelit.
Javën e kaluar u arrit një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Që nga tetori i vitit 2023, gjenocidi izraelit ka vrarë gati 68 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, duke e lënë enklavën e rrethuar kryesisht të pabanueshme, me shtëpi të shkatërruara.