Osmani nga Berlini: Kosova, shembull i shpresës dhe i forcës së qytetarëve që mund të ndërtojnë dritë nga plagët e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë në kuadër të forumit prestigjioz “The Humboldt Speeches on Europe” në Berlin, ku ka folur për rrugëtimin e Kosovës si shembull i forcës, qëndrueshmërisë dhe besimit të qytetarëve të saj.

Në fjalimin e saj, Osmani e ka përshkruar Kosovën jo vetëm si një shtet të ri, por si një dëshmi të gjallë se nga plagët e luftës mund të ndërtohet dritë dhe shpresë.

“Ishte nder të flas sot në ‘The Humboldt Speeches on Europe’, ku fola për Kosovën tonë – jo thjesht si një shtet të ri, por si një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës”, ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se në këtë ndërtesë historike, në zemër të Berlinit, Kosova u prezantua si një histori e demokracisë që triumfon, e vlerave që bashkojnë dhe e shpresës që e bën Evropën më të fortë, më humane dhe më të bashkuar.

Kategoritë
LajmeVendi