Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky proces është në prag të përfundimit, konfirmon KQZ.
“Nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00, janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, thuhet në njoftim.